-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-‘Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe në protestë ti cubi’! Debat Vokshi-Ndreca

Kryesoret

Bie bojkoti. Deputetët e opozitës sot kanë vendosur që të marrin pjesë në komisionin hetimor parlamentare, të cilin një javë më parë e bojkotuan. Kryetarja e komisionit për Sterilizimin, Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj socialistëve duke thënë se tentuan të nisin mbledhjen pa ta dhe se Garda tentoi t’i bllokonte dhe të mos i lejonte që të futeshin brenda.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Mirë se erdhët se kishit disa ditë që mungonit

Ina Zhupa: Po na përjashtove ti

Albana Vokshi: E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin

Plarent Ndreca: Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komision

Voksh: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo?

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge

Ndreca: Është shqipe e pastër

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën

Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta

Vokshi: Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi

Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit