Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi se disa nga këto kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.
Kandidatët që janë gjobitur:
- Kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani me 206 mijë lekë,
-
kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë;
-
kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë,
-
kryetari e bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë;
-
kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi me 243 mijë lekë,
-
kryetari i bashkisë së Librazhdit Mariglen Dishën me 125 mijë lekë;
-
kryetari i bashkisë së Burrelit Agron Malajn me 80 mijë lekë,
-
Bukurosh Maçin të Peqinit me 70 mijë lekë,
-
Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë,
-
kandidatin e PD në Shkodër Bardh Spahian me 445 mijë lekë.
Gjithashtu janë vendosur gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.