-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dogjën të atin në protestë, aktorja: Policët nuk na hodhën ujë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme opozita zhvilloi protestën e saj për mosbindje civile. Në protestë u hodhën molotov drejt efektivëve dhe njëri nga ata e shtyn me këmbë drejt një qytetari i cli u lëndua. Në lidhje me këtë ka reaguar aktorja e njohur Juli Emiri e cila thotë që personi që ka marrë flakë ishte babai i saj.

Ajo shprehet se u mundua që ta shuante por mori flakë edhe vet.

“Pas disa minutash, ku godisnim me ç’të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit. Babi mund të kishte vdekur sot.”, tha aktorja.

Më pas ajo thotë që ka persona që u vjen keq për këtë që ndodhi dhe disa të tjerë që u bëhet qefi.

“Se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë “shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç’ndodh” pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!”, shprehet aktorja Emiri.

Molotovi djeg babanë e aktores

Bardhi publikon pamjet kur policia shtyn molotovët drejt qytetarëve: U plagos rëndë një i moshuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit