Në një intervistë për CBS, nënpresidentja Kamala Harris e ka cilësuar Iranin si “kundërshtarin më të madh” të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të transformimit të Teheranit në një fuqi bërthamore.
Ajo theksoi se sigurimi që Irani të mos arrijë kurrë aftësinë bërthamore është një nga prioritetet më të larta të saj.
Harris gjithashtu përmendi sulmet me raketa ndaj Izraelit si një arsye për shqetësim dhe u shmang nga përgjigja për mundësinë e veprimeve ushtarake nëse provohet ndërtimi i armëve bërthamore nga Irani.
“Ky sulm ndaj Izraelit, 200 raketa balistike. Çfarë duhet të bëjmë për të siguruar që Irani të mos arrijë kurrë aftësinë për të qenë një fuqi bërthamore ky është një nga prioritetet e mia më të larta.”, u shpreh Harris.