Një përplasje mes dy autobusëve në Regensburg të Gjermanisë ka lënduar rreth 50 persona, nga të cilët 13 janë në gjendje të rëndë, megjithatë nuk është raportuar për rrezik për jetën e tyre.
Aksidenti ndodhi mbi urën Nibelungen në lumin Danub, dhe autoritetet janë në proces hetimi për shkakun e incidentit. Një ekip i madh shpëtimi, përfshirë 30 policë, 110 zjarrfikës dhe një helikopter, u dërgua në vendngjarje.
Shoferi i autobusit të pasëm është një prej të lënduarve të rëndë dhe është nxjerrë nga kabina.