Mesditën e sotme një magazinë ka marrë flakë në fshatin Kakarriq të Lezhës. Kjo magazinë shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë.
Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën e banuar.
Nuk dihet arsyeja e rënies së zjarrit.