Ken McCallum, drejtori i MI5, ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve nga Rusia dhe Irani, duke theksuar se ata po përpiqen të shkaktojnë “kaos” në rrugët britanike.
Në një fjalim të tijin, ai njoftoi se më shumë se një e treta e hetimeve prioritare lidhen me organizatat terroriste ndërkombëtare, veçanërisht Al-Qaeda dhe Shtetin Islamik, të cilat kanë rifilluar aktivitetet e tyre.
McCallum paralajmëroi individët që pranojnë financime për akte të paligjshme nga këto vende se do të përballen me pasojat e rënda të sigurisë kombëtare.