-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Shqipëria rrit pensionet me 4%, ndërsa Kosova me 20% , një dallim alarmant

Kryesoret

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për rritjen e pensioneve me vetëm 4%, ndërsa në Kosovë kjo rritje është 20%. Ai thekson se, megjithëse Shqipëria ka një Prodhim të Brendshëm Bruto dyfish më të lartë, Kosova arrin të rrisë pensionet pesë herë më shumë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Sula kërkon që pensionistët dhe qytetarët të protestojnë ndaj qeverisë, duke theksuar se shumë para po shkojnë për klientët e mazhorancës, ndërsa pensionistët po përballen me vështirësi. Ai përfundon me një thirrje për zgjim ndaj realitetit të vështirë.

Postimi nga Dashnor Sula

Në Kosovë rriten pensionet me 20%, në Shqipëri me 4%.

Për ata të cilët kanë ende dyshime se janë në prioritetet e kësaj qeverie, duhet të zgjohen për një moment nga kjo ëndërr dhe të lexojnë se çfarë ndodh në Kosovë.

Ju kujtohet pak javë më parë kur mazhoranca mbushi çdo dritare të mediave shqiptare me indeksimin e pensioneve me 4%?! Të gjithë jemi hasur me këtë propagandë. Por shikoni se çfarë ndodh në Kosovë. Qeveria lajmëroi dje se të gjithë pensionet janë rritur me 20%.

Pra të dashur prindër, të dashur gjyshër, dhe ju fëmijët e nipërit e këtyre prindërve: Kosova e cila e ka afërsisht dy herë më pak se Shqipëria Prodhimin e Brendshëm Bruto rrit 5 herë më shumë pensionet. Po e shoqëroj me një karkikaturë këtë diferencë thelbësore pasi mesazhi që përçohet aty është më i qartë se çdo fjali që mund të shkruaj.

Ndërkohë dua të rikujtoj të gjithë pensionistët të cilët u nëpërkëmbën nga kjo mazhorancë që me nisjen e sesionit Parlamentar, qeveria u mblodh me urgjencë për ti dhënë qindëra milona euro për një grusht njerëzish klientë të qeverisë që marrin para nga taksat e qytetarëve.

Pensionistët, administrate, vet punonjësit e policisë kanë 1001 arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie.

Dua ta mbyll me shprehjen shumë domethënëse për realitetin shqiptarë: “Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit