Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë eliminuar një komandant të selisë së Hezbollahut në Bejrut, Suhail Hussein Husseini. Sipas IDF, Husseini luajti një rol vendimtar në transportin e armëve midis Iranit dhe Hezbollahut dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e armëve të avancuara midis njësive të Hezbollahut.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka paralajmëruar së shpejti do të nisë operacionet kundër Hezbollahut në zonën bregdetare të Libanit.
“Për sigurinë tuaj, ju lutemi largohuni nga zonat bregdetare, nga tani deri në një njoftimin të dytë. Plazhet dhe lëvizjet e varkave në zonën jugore të linjës së lumit Awali përbëjnë një kërcënim për jetën tuaj,” ka lajmëtuar zëdhënësi i IDF Avichay Andraee.