-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha në Preshevë: Spastrimi etnik duhet të shqetësojë ndërkombëtarët

Kryesoret

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, vizitoi sot komunën e Preshevës, ku takoi kryetaren Ardita Sinani dhe nënkryetarin Ragmi Mustafa. Ai shprehu shqetësim për “spastrimin e heshtur etnik” dhe theksoi nevojën për reagim nga institucionet ndërkombëtare.

“Pasivizimi i adresave dhe spastrimi etnik janë shqetësime të mëdha,” tha Basha, duke kërkuar që politika shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe diasporë të ngrinte zërin për këto probleme. Ai po ashtu theksoi diskriminimin që shqiptarët përjetojnë në Luginën e Preshevës, duke përmendur mungesën e të drejtave dhe mundësive për punësim.

Basha u angazhua për mbështetje të vazhdueshme për shqiptarët e kësaj zone, duke shprehur dëshirën për një zgjidhje të shpejtë të situatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit