-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Përdorimi i fëmijëve në protestën e PD-së është krim, Avokati i Popullit pse hesht?

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur shqetësim për protestën e dhunshme të 7 Tetorit, duke theksuar se përdorimi i fëmijëve në akte të dhunshme është i papranueshëm.

Në një postim në Facebook, ai vuri në dukje shkatërrimet e institucioneve dhe plagosjen e policëve, duke akuzuar opozitën për rekrutimin e të miturve dhe përdorimin e armëve si molotovë.

Braçe i bëri thirrje Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e fëmijëve të reagojnë, duke pyetur pse heshtin për këtë krim. Ai theksoi se në protestë u konsumuan krime të rënda dhe i kërkoi Policisë të referojë përdorimin e fëmijëve në akte kriminale.

“Pse heshtin? Pse? Nga kush kanë frikë të thonë të vërtetën; të dëshmojnë krimin e tmerrshëm që u bë me fëmijët në protestën e dhunshme të PD-së.

Në protestën e dhunshme u konsumuan një mori krimesh të rënda, si përdorimi i fëmijëve dhe përfshirja e tyre në akte të rënda kriminale siç ishte gjuajtja me molotovë mbi policinë e institucionet, shkatërrimi me sende të forta i pronës.

Po ashtu, vënia në duar të fëmijëve të armëve vdekjeprurëse si molotovi; sulmi me armë vdekjeprurëse si molotovi ndaj policisë dhe cenimi deri në rrezikim serioz të jetës së tyre; sulmi me zjarr me intensitet të fortë, insistimi për të djegur selinë qendrore të Partisë Socialiste, duke cenuar rëndë lirinë politike në këtë vend; sulmi me të njëjtat armë si në fillim, molotovë, kur nuk u bë hiç kujdes, sidomos para selisë së PS-së, ku gazetarët u rrezikuan të digjeshin, më pas me dhunë në rrugë afër qendrës së Tiranës, duke i penguar të bëjnë punën e tyre”.

Tani kam dy pyetje. E para, Avokati i Popullit, organizatat që mbrojnë liritë e të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, përse heshtin? Përse nuk qëndrojnë para krimeve që u kryen e u dëshmuan publikisht? Nga kush tremben? E dyta, po Policia e Shtetit përse nuk referon përdorimin e fëmijëve dhe përfshirjen e tyre në akte të rënda krimi e terrori? Përse?”, pyet Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit