Kush do ta drejtojë xhaminë e Namazgjasë? Kjo pyetje ka marrë vëmendje ditët e fundit pas lajmit për hapjen e saj të enjten. Komiteti Mysliman Shqiptar (KMSH) ka njoftuar se xhamia do të drejtohet nga një fondacion, ku myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, do të jetë në krye të bordit.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej” – thuhet në njoftimin e KMSH.
Një tjetër variant jep CNN Turk, një nga mediat më të mëdha në Turqi, sipas të cilit drejtimin do ta marrë imami Enes Baştür.
“Presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Enes Baştür, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë, e cila do të vihet në shërbim me një hapje madhështore” – citon CNN Turk.