Gjykata e Posaçme i ka kthyer 5 pasuritë e sekuestruara kompanisë “Arlis Ndërtim” me pronar Armand Lilon që ishin porositur nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij, për të cilat kishin paguar 1 milion e 300 mijë euro.
Shoqëria “Arlis” Ndërtim kishte kërkuar revokimim e pjesshëm të vendimit nr 19 për sekuestron e pronave të Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij për këto prona.
Gjykata hoqi nga sekuestro këto pasuri që ishin me kontratë porosie nga Ish-shefi i Operacionales i akuzuar për shpërdorim detyre, tek shoqëria e Armand Lilos. Çështja ishte kundërshtuar në Gjykatë nga avokati i kompanisë “Arlis”. SPAK nuk kishte kundërshtime.
Gjykata heq nga sekuestro 5 pasuri të ish-shefit të Operacionales