Ditën e sotme në një lokal në Laç u arrestua 31-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim.
31-vjeçari Amarildo Ndreca (Kola) akuzohet se me 6 mars të këtij viti, në bashkëpunim me dy të tjerë ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Agron Pukën në fshatin Rrilë.
Gjatë arrestimit iu gjetën një pistoletë me municion luftarak dhe një sasi kokainë në lokal.