Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen.
Ish kryebashkiaku socialist i Lushnjës u dënua me 3 vite burg e 4 muaj për shpërdorim detyre. Më pas pasi shleu dënimin e tij u nisën hetimet edhe për mosdeklarim të pasurisë.
Ai kishte një apartament në bregdet të cilin nuk e kishte të deklaruar dhe SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.
Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit edhe pse ai sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.