-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese e Shkupit shfuqizon mekanizmin “Balancues”

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shfuqizoi mekanizmin “Balancues”, i cili kishte për qëllim rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të komuniteteve etnike në institucionet shtetërore. Kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, theksoi se pretendimet për shfuqizimin e të drejtave etnike janë të pavërteta dhe manipuluese.

Mekanizmi “Balancues” përcaktonte punësimet në administratën publike sipas përkatësisë etnike, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001. Ky vendim tani do të ndikojë në mënyrën e punësimit, duke eliminuar kriteret për përfaqësim etnik, dhe do të zbatojë vetëm kritere të përgjithshme për punësim.

Sipas regjistrimit të vitit 2022, Maqedonia e Veriut ka një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, me 54.21% maqedonas dhe 29.52% shqiptarë. Ndryshimi i qeverisë për të bazuar punësimet në përqindjet e popullsisë rezidente ka shkaktuar polemika, duke e rritur përqindjen e maqedonasve dhe duke ulur atë të shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit