-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha prezanton drejtuesen e re të IdentiTek

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtuesen e re të kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek”. Drejtuesja e re e kësaj kompanie shtetërore është Freskida Halilaj.

Ministri Hoxha në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës u shpreh se “Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”. Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike”.

Kompania “IdentiTek” prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shqiptarë por edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Gjithashtu prodhon edhe dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për qytetarët e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit