Kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 14 dhe 15 tetor në Berlin.
Këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, konfirmoi këtë gjatë një konference për media, duke theksuar se Kurti ka marrë pjesë në të gjitha samitet e mëparshme.
Samiti i këtij viti shënon dhjetëvjetorin e Procesit të Berlinit dhe do të sjellë së bashku përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së.