-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesazhe kërcënuese për Bardhin, SPAK reagon: Janë manipuluar

Kryesoret

Në telefonat e Politikanëve dhe figurave publike janë dërguar mesazhe përmes “Signal”.
Në lidhje me këtë ka reaguar SPAK ku thotë që është vënë në dijeni për mesazhet që i kanë arritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit Signal.

“Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme. Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Gjithashtu SPAK u bën thirrje qytetarëve dhe aktorëve publikë që të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit