Një nga figurat qëndrestare në periudhën e komunizmit në vend, Kristo Mema është ndarë nga jeta. Për ndarjen e tij ka reaguar President i Unionit Mbarkombetar Integrimit te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike te Shqiperise, Besim Ndregjoni.
Ai shprehet se Krsto Mema ishte një nga figurat me qëndrestare, një nga qëndrestarët e demokracisë.
“Ai u bë një nga iniciatorët kryesorë për gjetjen e eshtrave të të vrarëve e të pushkatuarve pa varre nga Diktatura Komuniste. Kështu një demokrat i pastër në shpirt, një demokrat i vendosur, ai kurrë nuk gaboi dhe nuk ishte një nga ata që kërkonte hakmarrje, por gjithnjë foli për pajtim, falje dhe gjithëpërfshirje. Në fakt ai gjithnjë ishte në krah të emrave më të ndritur të lëvizjes demokratike shqiptare dhe gjithnjë në ballë të vlerave që synonin liri, integritet dhe lëvizje për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa. Kristo Mema ishte një nga figurat qendrore që mbështeti në vitet e para të Demokracine në Elbasan”, shkruan Ndregjoni.
Ai shpreh ngushëllime për të afërm, familjarë të Memas.