-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Regjimi ‘kyç’ Parlamentin, shkel ligjin dhe Kushtetutën!

Kryesoret

Pas njoftimit për anulimin e seancës plenare, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, reagoi ashpër, duke e cilësuar këtë veprim si të paimagjinueshëm për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se po shkelet çdo ligj dhe parim evropian, duke akuzuar regjimin se ka frikë nga Parlamenti dhe opozita. Shehu kritikoi qeverinë për kthimin e fytyrës drejt Lindjes dhe theksoi se shqiptarët janë të vendosur të përballen me këtë regjim për të avancuar drejt Europës.

Reagimi i Tritan Shehut:

Regjimi nesër “kyç” Parlamentin!

Sepse si te gjitha regjimet ka frike nga Parlamenti, nga opozita.

Tashti, ne orët e vona te nates, vjen nje njoftim arbitrar, nga erresira e regjimit.

Neser nuk do kete seance plenare parlamentare!

E pa imagjinueshme kjo per nje vend, qe aspiron te jete pjese e BE, qe respekton se paku formalisht rregullat e demokracise e parlamentarizmit.

E pershtateshme kjo per ato regjime Lindore, qe trajtojne hapur me arogancen e tyre edhe Parlamentet.

Sepse ne fakt ka disa prej tyre, qe disa forma perpiqen t’i ruajne….

Ndersa ky i yni ne Tirane po ja kalon edhe “sulltanateve” ne shkaterrimin edhe te parimeve me elementare e siperfaqesore te demokracise.

Duke filluar nga neperkembja e cdo koncepti, te drejte, rregulli, ligji a Kushtetute per Parlamentin.

E cdo parimi europian.

Sepse ky rregjim fytyren e ka te kthyer vecse nga Lindja!

Por harron se shqiptaret kane fytyren e gjoksin drejt Europes e Perendimit.

Dhe jane te vendosur, si para ardhesit tane, te perballen pa rezerva me kete regjim per te ecur ne drejtimin tone, te nje rendesie ekzistenciale per ne.

urdhri per anulimin e seances

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit