Dy turistë kanë humbur orientimin në Malin e Çikës për shkak të mjegullës dhe kanë lëshuar sinjalin SOS.
Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për t’i ndihmuar. Sipas informacioneve, turistët u larguan nga hoteli ku qëndronin dhe humbën drejtimin në orët e para të mëngjesit.
Pesë efektivë janë angazhuar në kërkim të tyre.