-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Uragani Kirk i afrohet Europës, ekspertët paralajmërojnë për ndryshime strukturore

Kryesoret

Uragani Kirk po i afrohet Europës, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me goditjen e uraganit Milton, që pritet të sjellë shira të dendur dhe erëra të forta në Floridë. Megjithatë, Kirk, që kishte arritur deri në kategorinë 4, ka ndryshuar strukturën e tij dhe do të mbërrijë në kontinentin e vjetër si një stuhi e fortë tropikale.

Meteorologu Lars Loëinski shpjegoi për Euronews Green: “Ne nuk po shohim më një stuhi me strukturën tipike të reve të rrumbullakëta. Kirk do të mbetet shumë i fortë teksa zhvillohet në një stuhi me erëra të fuqishme.”

Kirk pritet të godasë fillimisht Portugalinë dhe Spanjën me erëra deri në 130 kilometra në orë, para se të vazhdojë drejt Francës, Zvicrës dhe Gjermanisë. Edhe disa pjesë të Britanisë së Madhe po përgatiten për shira të rrëmbyer. Ky do të jetë sistemi i parë stuhish në këtë sezon, që zgjat zakonisht nga tetori deri në mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit