Ursula von der Leyen ka sulmuar ashpër Viktor Orbanin për dështimin e tij në mbështetje të Ukrainës, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim ekonomik dhe për të bërë Hungarinë “derë të pasme për ndërhyrje të huaja.”
Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian, presidentja e Komisionit Evropian përmendi ngjarjet e vitit 1956, duke e krahasuar qëndrim e Orbanit me luftëtarët hungarezë të lirisë që u përballën me sovjetikët.
“Ka ende disa që fajësojnë këtë luftë jo epshin e Putinit, por etjen e Ukrainës për liri,” tha ajo. Ajo theksoi se nuk ka asnjë gjuhë evropiane ku paqja të jetë sinonim i dorëzimit, duke i kërkuar Orbanit të reflektojë mbi historinë dhe rolin e tij në këtë krizë.