Shqipëria do të përballet nesër me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve, dhe Nedim Bajrami shprehu mendimet e tij në konferencën për shtyp. Ai u shpreh “Besoj se ai goli që kam bërë është i kaluar sepse ka goxha kohë. Nesër sfidë ndryshe, është skuadër shumë fizike dhe e dimë çfarë na pret.”
Bajrami theksoi se “gjithë çunat janë gati”, pavarësisht disa mungesave “E dimë se na mungojnë disa lojtarë, por e gjithë skuadra është gati.” Ai përmendi edhe rëndësinë e ndeshjes, duke thënë “Nuk e kanë harruar akoma barazimin dhe nesër është ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë.”
Kur u pyet për bashkëpunimin me Laçin dhe Tucin, ai theksoi “Besoj se nuk kemi fol me Laçin dhe Tucin, e di që luajnë. Ka qenë atmosferë shumë e mirë, po nuk kemi folur ndonjë gjë sekrete.” Ai përfundoi duke theksuar se skuadra është e përgatitur mirë për sfidën dhe se do të japin maksimumin. Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45.