-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfata çeke, Laçi: Momenti që na theu këmbët, aty mbaroi gjithçka

Kryesoret

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi u shpreh se goli i shpejtë nga Çekia prishi skemën kishin në mendje dhe pas golit të dytë çdo gjë mbaroi.

“Besoj ajo nisja e shpejtë me 1-0 na prishi pak lojën që kishim në mendje. Kishim detyrim të bënim më mirë fillimin se e njohim që Çekia do luante me top të gjatë dhe do mundohej të shënonte gol. U munduam, nuk bëmë si kishim menduar e planifikuar.

Ishte Bajrami që bëri një goditje të mirë, ishte afër golit. Por fillimi i keq na theu pak këmbët dhe na prishi planet, por ne vazhduam të bënim një lojë jo aq të keqe në pjesën e parë. Ne kishim raste, nuk e bëmë dhe pastaj erdhi goli i dytë dhe aty mbaroi loja.

Më pak sulme në zonë nga unë? Ishte planifikuar nga Çekia se me njohin, por e bëri Asllani tre herë, dy herë në pjesën e parë, edhe në të dytën. Por nuk eci si e kishim menduar.

Fillimi i lojës me topin e gjatë, na ndikoi shumë. Humbëm shumë mendoj topin e dytë, kështu e ndjeva unë personalisht.

Atje humbëm pak lojë ne, se në pjesën e parë pas golit, nuk arritëm të mbajmë topin dhe qarkullojmë. Bëmë raste e aty nuk erdhën. Në pjesën e dytë me rastin e Asanit, mund të bënim një gjë më të mirë, por e thashë që ajo 2-0 na fiku dritën”, u shpreh Laçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit