Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të luhet ndeshja Shqipëri-Çeki.
Dy futbollistët Jasir Asani dhe Thomas Strakosha duhet të bëjnë kujdes që të mos marrin karton të verdhë, pasi të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar në Pragë ndaj Ukrainës.
Nëse do të marrin një tjetër karton të verdhë, atëherë do të humbasin ndeshjen e radhës kundër Gjeorgjisë me 14 tetor.