Shqipëria humbi 2-0 nga Çekia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Elseid Hysaj deklaroi se Çekia e kishte përgatitur ndeshjen ndaj Shqipërisë, dikur të ishte përballë Spanja.
“E dinim që Çekisë i kishte mbetur në kokë ndeshjet e kaluar me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuan golat, nga krosimet. Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim.
E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim. Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët. Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim. Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja.
Duhet ta besojmë edhe në që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë si të mbetemi në nivelin e lartë. Ata na merrnin çdo top të dytë dhe në ishim 50 metra mbrapa. Duhet të ishim më mirë të vendosur te topat e dytë.
Nuk kemi ndonjë rënie. Me Ukrainën luajtëm shumë mirë, po ashtu edhe me Gjeorgjinë. Unë di që kemi bërë mirë në dy ndeshjet e kaluara. Duhet të kemi besimin dhe të mos kalojmë në momente të vështira. Ne kemi arritur diçka dhe ta mbajmë kokën lart.”, deklaroi Hysaj.