-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erisa Xhixho: Rama do të drejtojë edhe shkencën

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho akuzon se qeveria po kërkon që dhe shkenca të drejtohet nga Edi Rama duke marrë gjithçka në dorë.

“Ky Regjim kërkon që dhe shkenca të drejtohet nga Edi Rama! Qeveria ka vendosur të vërë nën kontrollin e vet edhe kërkimin shkencor, duke shkelur hapur nenin 3 të ligjit për arsimin e lartë.

Me projektligjin e ri cenohet liria akademike dhe autonomia e institucioneve të arsimit të lartë.
Neni 3 i ligjit për arsimin e lartë sanksionon:
Liria akademike dhe autonomia e institucioneve të arsimit të lartë
1. Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës:
a) për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese;
b) për të hartuar dhe zhvilluar programet e studimit dhe për të përcaktuar fushat e veprimtarisë kërkimore-shkencore;
Gjithashtu, pr/ligji i ri i qeverisë Rama bie në kundërshtim me nenin 58 të Kushtetutës për lirinë akademike, i cili në pikën 1 të tij përcakton:
“Liria e krijimit artistik dhe e kërkimit shkencor, vënia në përdorim si dhe përfitimi prej arritjeve të tyre janë të garantuara për të gjithë”.

Në 11 vite, qeveria nuk e financuar kërkimin shkencor dhe kjo pasi paska pasur qëllim ta centralizojë dhe ta politizojë shkencën.

Vetëm 0.04% e PBB-së shkon për kërkimin shkencor, ndërkohë që pedagogët në protestat e tyre kanë kërkuar që të shkojë të paktën 0.3% e PPB-së, kur standardi i BE-së është të paktën 1% e PBB-së.

Projektligji ka mbirë papritur në tryezat e Kuvendit, pa një konsultim paraprak me stafet akademike, sepse qëllimi nuk është aspak mbështetja e kërkimit shkencor.

Pr/ligji i ri u heq kompetencat profesorëve dhe departamenteve, duke e kthyer shkencën në monopol të qeverisë. Kjo shpikje e re e kryeministrit Rama nuk ka të ngjashme në asnjë prej vendeve me kërkim shkencor të avancuar.

Me nenin 10 të pr/igjit të ri, krijimi i një Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i përbërë nga 19 anëtarë, ku 16 janë nga qeveria dhe vetëm 3 nga universitetet dhe komuniteti shkencor, ka për qëllim t’i japë qeverisë monopolin e shkencës.

Vendimmarrja për financimin e punimeve shkencore do të varet gjithashtu nga Rama.

Ndaj është emergjente të ndalohet miratimi i këtij projektligji dhe t’i hapet rrugë një diskutimi të gjerë ku duhet detyrimisht të përfshihen stafet akademike, departamentet dhe vetë kërkuesit shkencorë” shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit