Pas kaosit të seancës së fundit, komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi është mbledhur sërish me tensione. Drejtuesja e komisionit, Vokshi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Spiropali që të rikthejë 24 deputetët e përjashtuar të opozitës dhe të marrë masa për zv/ kryetarin e komisionit, socialistin Plarent Ndreca dhe deputetin Braçe pas incidenteve seancën e kaluar.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të datave 17, 20, 23, 24 dhe 30 shtator 2024.
- Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, në oraret si mëposhtë:
Ora 10.00 – Mimoza Dhëmbi
Ora 11.00 – Reida Kashta
Ora 12.00 – Alma Hiçka
Ora 13.00 – Rovena Beqiraj