Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shkuar në seancën e thirrur nga PDK për debat lidhur me përgjimin mes shefes së grupit Mimoza Kusari Lilës dhe Radojiçiçit. Seanca drejtohet nga Enver Hoxha.
Kryetari i Grupit të PDK-së, Tahiri tha se duhet të shihet se deri ku ka arritur vendimmarrja e shtyrë nga Milan Radojiçiçi në Kuvend.
Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar për këtë bashkëpunim në mes të shefes së deputetëve të VV-së dhe Milan Radojiçiçit.