Kryeministri Edi Rama së bashku me një delegacion ndodhet në Hungari. Ai është pritur nga homologu Viktor Orban, i cili kritikoi BE-në duke thënë se tani Shqipëria duhet të ishte në familjen e madhe Europiane.
“Shqipëria ka pritur që nga viti 2019. Kam folur dhe në Strasburg. Kura më e mirë për të gjithë, është që BE t’i presë vendet e Ballkanit. Shqipëria ka bërë punë të mrekullueshme, të bazuar te merita. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte tani. Fatkeqësisht po shohim pengesa politike.
Javën e ardhshme në Luksemburg, do të kemi konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Jemi shumë krenarë që kjo vjen kur Hungaria ka presidencën e BE. Hungaria, në frymën e një politike të përgjegjshme të fqinjësisë së mirë, ka ndihmuar BE. Ju nuk duhet të prisni nga anëtarësimi që të përfitoni nga kjo gjë. Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin dy palësh”, theksoi Orban.