-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA i dhuron pajisje teknike AMP, ambasada: Moment historik në transparencë dhe llogaridhënie

Kryesoret

Përfaqësues të Ambasadës së SHBA nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe Programi Ndërkombëtar i Departamentit të Drejtësisë i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) iu bashkuan Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (POA) Florian Sulejmani për dhurimin dhe dorëzimin si ndihmë teknike të një Sistemi të Menaxhimit të Çështjeve (CMS) tek AMP.

Ambasada Amerikane, thotë se që nga viti 2020, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë teknike, trajnime dhe mentorim për AMP në mbështetje të misionit për të çuar përpara mbikëqyrjen policore, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit.

“Dokumentet zyrtare u nënshkruan për të përfunduar transferimin 1.2 milion dollarësh të Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve të AMP, duke shënuar një moment historik në transparencë dhe llogaridhënie.”, shkruan ambasada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit