Uragani Milton goditi Floridën ku shkaktoi viktima dhe dëmë të rënda për qytetin.
Një imazh satelitor me pamje të uraganit Milton tregon stuhinë që ka marrë formën e një kafke përpara se të mbërrinte në Florida të mërkurën.
Stu Ostro, meteorolog në Weather Channel, shpërndau foton e frikshme në X që sipas tij përsëriti atë të uraganit Matthew në 2016.
Ndërsa një përdorues tjetër X, Storm Chaser Rob nga Alabama shpërndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.
“Ne kemi një kafkë. Kjo është një pamje shqetësuese. Kjo më futi të dridhura në shtyllën kurrizore. Për uraganin Milton do të flitet për një kohë të gjatë”, – ka shkruar ai. Ekspertët e kanë përshkruar uraganin Milton si një stuhi “përbindësh” që e bën këtë imazh satelitor edhe më të sikletshëm.
We have a SKULL. This is a harrowing visual. This sent chills up my spine. Hurricane Milton will be talked about for a long time. #hurricaneMilton #TampaBay #florida pic.twitter.com/zsa5AIP7J8
— Storm Chaser ☈ob (@NaderChaserRob) October 9, 2024