Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar krijimin e partisë së re Djathtas 1912. Boçi tha se krijimi i partive të reja politike është një fenomen që është parë shpesh.
Ai u shpreh se krijimi i partisë Djathtas është një film i parë në PD.
“Duhet të jetë nevojë e shoqërisë për parti politike, ndërsa tani janë artifice sepse shoqëria është e mbingopur me parti. Krijimi krijon hilaritet të masa. Ka një shkëlqim në një segment të caktuar dhe pastaj… Një parti politike krijohet për marrjen e pushtetit dhe një parti që nuk e arrin këtë synim bëhet qesharake”, tha Boçi.