AMP ka pezulluar nga detyra 4 punonjës policie të komisariatit në Peqin për shpërdorim detyre. Në njoftimin zyrtar thuhet se ata kanë lejuar kultivimin e kanabisit në dy raste në banesën e shtetasit me iniciale R.B. Ky i fundit është arrestuar rreth një muaj më parë për kultivim kanabisi.
U pezulluan;
Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.