Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka prezantuar një ligj të ri për kontrollin dhe filtrimin e investimeve të huaja në Shqipëri.
Tabaku thotë që ky ligj do të mbrojë sigurinë kombëtare dhe do të përmirësojë klimën e biznesit.
“Ky ligj do të ofrojë një mekanizëm të fortë për të filtruar investimet e huaja dhe për të siguruar që Shqipëria të përfitojë nga investimet serioze perëndimore, duke mbrojtur sigurinë kombëtare nga çdo lloj ndikimi të padëshiruar. Ne duam të sigurojmë që çdo investim i huaj të jetë transparent dhe të përmbushë standardet europiane që Shqipëria synon të arrijë, theksoi ajo.
Më tej Tabaku tha se ka prezantuar një legjislacion që ngre mekanizamat për të analizuar të gjitha investimet e huaja dhe për të krijuar një atmosferë miqësore në biznesin dhe klimën e biznesit.