Nesër do të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së. Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.