Mesditëne sotme një aksident ka ndodhur në fshatin Kodras, në Ersekë.
A.K., drejtuesi i makinës tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i makinës dhe A.K., bashkëshortja e tij që ishte pasagjere.
Ata menjëherë janë dërguar në spitalin e Kolonjës dhe po marrin mjekimin e duhur.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.