-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ismajili: Luajmë vetëm për tre pikë, e dimë si luan Gjeorgjia

Kryesoret

Mbrojtësi Ardian Ismajli në konferencën për mediat para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë u shpreh se ekipi do të vazdojë që të luajë me të njëjtin plan.

“Natyrisht kemi ardhur këtu vetëm për tre pikë, udhë tjetër nuk ka. Sepse vetëm fitorja na mban në garë për vendin e parë, me përkushtim dhe me grupin e bashkuar besoj se nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium. Kemi dy humbje në 2 ndeshjet e fundit, por kur shikon ndeshjet si kanë rrjedhur, besoj se me Gjeorgjinë nuk e kemi merituar humbjen. Por ajo është e kaluara, do shohim para. E thashë që vetëm fitorja na bën punë. Kemi ardhur për tre pikë dhe shpresoj që t’ia dalim se vetëm ato na mbajnë në garë për vendin e parë.”, u shpreh Ismajli.

Ai tha se plani është që të futen në ndeshje dhe të bëjnë më të mirën edhe pse në dy ndeshjet e fundit nuk morën rezultatitin që ata donin.

Gjeorgjia luan me kundërsulme, presin shumë më shumë topin e dytë dhe plani ynë është si gjithmonë deri tani, nuk ndryshon, do vazhdojmë me të njëjtën skemë dhe shpresoj që në fund t’ia dalim. Si ka ardhur Gjeorgjia të luajë futboll te ne, ashtu edhe ne kemi ardhur këtu. Sa i përket fansave gjeorgjianë, ne kemi ardhur për të luajtur futboll, të bëjmë më të mirën. Jemi profesionistë dhe e kemi treguar gjithmonë”, tha Ismajli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit