-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e trajtimit financiar të FA, ja kategoritë që përfitojnë

Kryesoret

Qeveria ka miratuar një vendim për rritjen e pagave të efektivëve të Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë.

Nga kjo rritje efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj, Forcat Komando 30000 lekë në muaj, efektivët e kërkim-shpëtimit do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën, efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj, ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj, si dhe deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake.

Ndërsa për mjekët që shërbejnë në FA është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj dhe për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

“Përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por shërben edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat ofrojnë karrierë dinjitoze dhe të ardhura përherë e më të mira”, shprehet ministria e Mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit