Endrit Braimllari është larguar nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak Tiranë. Pas sherreve me Ilir Metën ai ka dhënë dorëheqjen e tij dhe do të veprojë si një këshilltar i pavarur.
Me anë të një letre Braimllari ka konfirmuar se do të veprojë si këshilltar i pavarur dhe i falenderon të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.
Braimllari shprehet se ndihet krenar që i besoi një ekipi të ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen.
“Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion. Po bëjë unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin. Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës”, shprehet Braimallari.