Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Ai ka publikuar një video që tregon procesin e spostimit të fondit të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa lokacione, duke nisur nga Parku i Liqenit. Rama shprehet optimist për avancimin e projektit dhe uron një javë të mbarë për qytetarët.