Pas Samitit të Berlinit, Kryeministri Edi Rama ndodhet në zyrën e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, ku ndau një “surprizë” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai postoi një foto me një shqiponjë në sfond, duke shkruar “Kur shqiponja të pret për drekën e punës në zyrën e Kancelarit të Gjermanisë”.
Rama duket optimist pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor.