-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rektori Hoxha kundërshton ligjin për shkencën: Nxjerr sytë në vend të vesh vetullat

Kryesoret

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, shprehu kundërshtimin e tij ndaj projektligjit “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor”, duke e cilësuar atë si në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai kërkoi që Kuvendi të mos e kalojë këtë ligj, pasi sipas tij, propozimet do të krijonin anomali dhe do të rrezikonin lirinë e kërkimit shkencor dhe pavarësinë e universiteteve.

 ‘Do të prekte lirinë e kërkimit shkencor dhe pavarësinë e Universiteteve’, tha ai.

Hoxha e quajti ligjin një “interpretim të gabuar” të normave që do të dëmtonte nevojat e shoqërisë shqiptare. Ai theksoi se pasojat negative do të bëhen evidente pas disa vitesh.

‘Është deklarativ, nuk zgjidh asgjë. Nuk i realizon nevojat që ka shoqëria shqiptare dhe krijon një situatë që populli thotë, në vend të vesh vetullat, nxjerr sytë, se fillon interpretimet e normave, dhe aktet që dalin mbi bazën e tyre kanë përceptimin dhe rrezullimin e ndryshëm, në në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën, do krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën’, tha Hoxha.

Një nga pikat më të debatueshme të projektligjit është krijimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës, i cili do të ketë ndikim të rëndësishëm në politikat shkencore, duke rritur ndikimin politik mbi këtë fushë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit