Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka finalizuar operacionin “Minoreni”, në kuadër të hetimeve për trafikimin e të miturve. Gjatë operacionit, policia ka arrestuar 18-vjeçarin Alehandro Pashuku., i dyshuar për mbajtjen me forcë të një fëmije 16-vjeçar nga Afganistani, që dyshohet se ishte i trafikuar. Minoreni u gjet në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, në gjendje të mirë shëndetësore.
Përveç arrestimit të Alehandro Pashuku, policia shpalli në kërkim vëllanë e tij, Kristjan Pashuku, 33 vjeç, për veprën penale “Trafikim i të miturve”. Gjatë kontrollit në servisin e tyre, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, duke theksuar angazhimin e policisë për të luftuar trafikimin dhe mbrojtjen e të miturve. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë për veprime të mëtejshme.