Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen penale nr. 181/2023 ndaj ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri, dhe dy të tjerëve, për “Shpërdorim detyre”. Hetimi lidhet me lejen për ndërtimin e një objekti 14 katësh nga shoqëria Gedi sh.p.k., në kundërshtim me ligjin.
Akuzat theksojnë se, megjithëse Bashkia i kishte refuzuar zgjatjen e lejes, Kapri lejoi përfundimin e punimeve duke krijuar përfitime të padrejta për shoqërinë ndërtuese, duke vepruar nën konflikt interesi.