Dorjan Teliti, anëtar i këshillit bashkiak të PD-së, theksoi në një intervistë se Shqipëria ka ndaluar pas në aftësitë e saj për të thithur fonde nga Bashkimi Europian. Ai vuri në dukje se, megjithëse negociatat për anëtarësim janë hapur, vendi ka pasur 11-12 vite stagnim.
Teliti theksoi rëndësinë e përafrimit me standardet europiane dhe nevojën për një përmirësim në legjislacion dhe qeverisje për të rritur shanset për të marrë mbështetje financiare.
Teliti: Si çdo proces, si çdo marrëdhënie është si puna e monedhës ka gjithmonë të dy anët e saj.
Pra nga njëra anë është një process i cili neve duam të përafrohemi dhe duhet të përafrohemi në çdo lloj aspekti sa i përket legjislacionit dhe mënyrës së bërjes së gjerave, formatin e ekonomisë.
Dhe njëkohësisht në anën tjetër këto detyrat besoj që duhet, pra nga njëra anë kemi lajmin e mirë se po hapen negociatat, por ama ajo që duhet të diskutojmë është pse dhe kaq vonë po happen negociatat.
Praktikisht kemi 11-12 vite që po qëndrojmë në vendqëndro.
Patjetër që ka përfitim Shqipëria.
Përfitimi më i madh i këtij procesi është pikërisht përafrimi pra, që ta bëjmë Shqipërinë një vend europian.
Ne jemi gjeografikisht në EuropË, por fatkeqësisht kur vjen puna tek shteti ligjor, shpesh herë nuk kemi sjellje europiane.
Nuk është e lehtë të marrësh fonde nga BE.
Shqipëria ka qenë vendi i fundit në rajon nga vendet aspirante, ka qenë vendi i fundit për aftësitë thithëse të fondeve të vëna në dispozcion nga BE.