Ditën e sotme Ervin Salianjin në burgun e Fierit e kanë vizituar tre deputetët e partisë Demokratike Zheni Gjergji, Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi.
Me anë të një postimi në rrjete sociale deputetja Zheni Gjergji thotë që e vërteta nuk mund të prangoset dhe flet mbi gjendjen e Salianjit.
Gjergji shprehet se ka mbetur e befasuar nga optimizmi dhe forca që ka konstatuar tek Saliani gjatë bisedës që kanë zhvilluar.
Ajo thotë që Salinji është reflektimi më i pastër i rikthimit të dënimve dhe burgosjes politike.
“Salianji sot nuk është në burg se ka përfituar tendera apo se ka të kaluar kriminale. Ervini sot është në burg se guxoi dhe ngriti zërin për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, të dënuar për trafik droge. Heqja e lirisë është nga njëra anë një nga aktet më të rënda që mund t’i shkaktohet një individi, ndërkohë nga ana tjetër sakrifica e Salianjit është dhe duhet të jetë për të gjithë ne kolegët e tij një mesazh i fortë rezistence. Dua t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta të Ervin Salianjit nga I.E.V.P Fier për të gjithë demokratët.”, shkruan Zheni Gjergji.