-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç provokon në stadium, shpalos flamurin e Serbisë dhe Rusisë gjatë ndeshjes me Zvicrën

Kryesoret

Në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Zvicrës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri një veprim provokues duke shpalosur flamujt e bashkuar të Serbisë dhe Rusisë. Ky gjest, i interpretuar si anti-perëndimor, u pa si një mesazh i qartë ndaj Zvicrës, që përfshin shqiptarët nga Kosova.

Ndërkohë, liderë të ndryshëm, përfshirë presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, e përkrahën këtë veprim, duke theksuar lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë. Ky incident ka ngjallur reagime në rritje për ndikimin rus në politikën serbe, me kritikë që e akuzojnë Vuçiçin për manipulime dhe përpjekje për të forcuar aleancat me Moskën.

Kreu i Partisë Republikane serbe Nikola Sandulovic kërkon reagim dhe shkruan në X se Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi.

“Nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë diktatori serb Aleksandar Vuçiç që Evropa dhe Amerika të kuptojnë se ai po luan me ta në gënjeshtrat dhe premtimet e pafundme që u jep, duke blerë kështu kohë për përballjen përfundimtare me ta! Ai ishte, mbeti dhe do të jetë përgjithmonë një pasardhës rus dhe bashkëpunëtor besnik i tyre!

Në ndeshjen e futbollit mes Serbisë dhe Zvicrës, në shoqërinë e agjentit të Putinit, Milorad Dodik, Aleksandar Vuçiq nxori nga xhepi dhe shpalosi flamujt e kombinuar të Serbisë 🇷🇸 dhe Rusisë 🇷🇺!
Një mesazh i qartë për popullsinë e Serbisë se si të interpretohen lëvizjet e tij të fundit politike “Ne ishim dhe do të jemi aleatët e Rusisë, sidomos tani që po përpiqemi të jemi kali “Trojan” i Rusisë në Perëndim”!
Perëndimi ende nuk e kupton thellësinë e ndikimit rus në Serbi dhe se vendimet formale nuk do të thonë asgjë për politikën që është thellësisht e sinkronizuar me Kremlinin.
Të gjitha lëvizjet e fundit politike (blerja e avionëve Rafal, “mesazhet evropiane”, litiumi..) janë të koordinuara me Moskën, ku nënkryetarët e qeverisë serbe patën takime të gjata me lidershipin më të lartë të Rusisë (Putin, Reshetnikov, Shoigu, Denis Manturov) para ÇDO vendimi dhe mesazhi politik “properëndimor” të marrë nga Aleksandar Vuçiç.
Tani, pas takimeve me administratën amerikane, Vuçiç valëvit flamurin rus me mesazhin: ‘Nuk do të më shihni kurrë duke valëvitur flamurin europian apo amerikan’”, shkruan në X Nikola Sandulovic.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit